Banorët vazhdojnë ofezat për Joanën. Iliri: ”Joana është si dordolec”; Elona: “Nëse do ta dija që Joana do ishte banore do kërkoja security”;


Situata në shtëpi është shumë e qetë. Iliri dhe Eldora ndodhen në zonën e kuzhinës dhe po gatuajnë drekën. Pranë tyre afrohet dhe Elona dhe fillojnë të diskutojnë për Joanën e cila ndodhet në tualet duke bërë dush me Shpendin. Sapo mbaron dushin Joana fillon të kërcejë dhe tërheq vëmendjen e banorëve që ndodhen në kuzhinë. Elona, duke qeshur, shprehet që nëse do e dinte që do kishte në shtëpi një banore si Joana do i kishte kërkuar produksionit “security”. Sepse i duket një banore shumë e rrezikshme dhe aspak normale. Iliri dhe Eldora qeshin duke konfirmuar atë që thotë Elona në një farë mënyre. Por Iliri me batutat e tij nuk e kursen një etiketim për Joanën duke thënë se ajo ngjan si “Dordolec”. E ndërsa ato komentojnë Joanën ajo vazhdon kërcimin e saj me peshqirin. Edberi me Anaidin janë shtrirë në dhomën e ndënjes dhe pasi ka bërë make up-in afrohet Joana e cila fillon ti bëjë masazh Anaidit dhe e pyet nëse do diçka për të ngrënë. Elona ndërkohë vazhdon me këshillat e saj ndaj Rikes. Ajo e këshillon që të vazhdojë lojën kështu siç është dhe të tregojë vetën e saj. Rikja e konfirmon këtë gjë duke i thënë se nuk do të dalë jashtë vetes. Më pas Elona largohet dhë ulet të drekojë me shpendin. Pjesa tjetër e banorëve janë të shpërndarë në shtëpi dhe situata është e qetë
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment