Xhimi zgjohet, duke bërë rrengje për banorët


Ende pa u ndezur dritat nga Vëllai i Madh, Xhimi zgjohet, ngrihet nga krevati e fillon të mendojë për një rreng që mund t’u bëjë banorëve. Ai merr një litar dhe shkon afër krevatit të Viganit, duke u munduar t’ia lidhë këmbët pas krevatit, por Vigani zgjohet dhe e zbulon rrengun e tij. Pasi i dështon rasti i parë, ai shkon te krevati i Joanës e Anaidit, por vë re që edhe atë janë duke lëvizur, e duke pasur frikë se mos i zgjon, largohet fare nga dhoma. Më pas hyn sërish e afrohet te krevati i Marselinit, të cilin e zgjon në përpjekje për t’ia lidhur këmbët. “Po jo Ninos këto gjëra o Xhimi”, thotë ai ndërsa zgjohet. Xhimi i bën shenjë që ai të mos vazhdojë me komente dhe largohet menjëherë prej tij. Ndërkohë, pas pak minutash në shtëpinë e Big Brother ndizen dritat e vendoset muzika në sfond. Xhimi pasi luan me veten e me kamerat me brisk e pastë rrojë ndërsa është duke u rruar, merr pak shkumë në dorë e shkon tek Anaidi duke e lyer atë në fytyrë. Më pas largohet me vrap nga dhoma duke qeshur me vete, ndërsa asnjëri prej banorëve të tjerë ende nuk është zgjuar. Më vonë shkon dhe lyen Marselinin me pastë, ndërsa ky i fundit duket se nuk e ndien këtë herë. Pak më vonë zgjohet Eldora e më vonë Elona, ndërsa Xhimi është duke u marrë me higjienën personale në banjë. Pak më vonë fillojnë të zgjohen një edhe nga një edhe banorët e tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment