Xhimi shan Eldorën, Anaidi dhe Joana përkrahin mendimet e tij


Anaidi, Joana dhe Xhimi ndodhen në kuzhinë dhe fillojnë të flasin për Eldorën. Xhimi imiton Eldorën duke iu ankuar për lojën me piperin. Joana edhe pse më parë ishte duke iu ankuar Eldorës për Anaidin, tashmë ironizon sjelljen e Eldorës ndaj Shpendit për lojën me piperin. Edhe Anaidi mbështet në thashetheme Xhimin dhe Joanën të cilët imitojnë Eldorën për sjelljen e saj me delikatesë. Ata bëjnë thashetheme për një kohë të gjatë për Eldorën duke interpretuar disa momente kur ajo ka pasur konflikte, sidomos me Xhimin si dhe për raportin që Eldora ka krijuar me Shpendin. Xhimi e quan Eldorën dhe Shpendin “çift”, ndërsa Joana i thotë se Eldora e ka mohuar se ndjen diçka për Shpendin, përveç një miqësie të mirë. “Ajo e sheh si mik” thotë Joana, ndërsa Xhimi i thotë “ashtu si sillet ajo, nuk duket se e sheh si mik”. Joana më pas thotë se Eldora ka një të dashur jashtë shtëpisë, ndërsa Anaidi thotë se Eldora nuk e ka thënë asnjëherë një gjë të tillë, por thjesht se është e njohur me një djalë. Ndërsa Xhimi thotë “ou, mua më ka thënë se s’ka asnjëri, do të thotë se ka dhënë tre variante të ndryshme, ka gënjyer”. Ndër të tjera Xhimi thotë se Eldora ka një sjellje shumë të kontrolluar në shtëpi. edhe Anaidi dhe Joana mendojnë se Eldora e ka si strategji që të kontrollojë çdo lëvizje e detaj të sjelljes së saj. Xhimi thotë se Eldora është shumë artificiale dhe shprehet “ajo ka kompleks të madh ndaj shakave” duke iu referuar debateve që ka pasur me Eldorën për shkak të shakave të tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment