Xhimi për indikacionin e fundit: “70 për qind e banorëve e kanë kuptuar”


Pasi largohen të gjithë nga ambientet afër pishinës, Xhimi dhe Shpendi, të lidhur bashkë si një individ i vetëm, fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin rreth ngjarjeve në shtëpi. Ata kujtojnë kohën kur kanë hyrë në shtëpi dhe banorët të cilët janë eliminuar. “Se si kanë ikur shtatë javë...”, shprehet Shpendi ndërsa janë duke kujtuar ditët e para të qëndrimit të tyre në Big Brother. Më pas flasin për indikacionet që i janë futur, duke menduar se edhe sa indikacione të tjera mund t’u futen. Ata mendojnë se indikacioni i fundit i ka lënë të kuptojnë shumë dhe jo vetëm atyre, por pothuajse të gjithë banorëve. “Për mendimin tim, rreth 70 për qind e banorëve e kanë kuptuar se me çfarë ka të bëjë ky indikacion”, shprehet Xhimi. “Shumë indikacion i mirë”, ia kthen Shpendi. Ndërsa Elena, Anaidi, Joana dhe Iliri shkojnë në dush e ndërsa lahen shkëmbejnë batuta e qeshin me njëri-tjetrin. Kurse Olta qëndron afër tyre duke i vëzhguar me kujdes në mënyrë që banorët të jenë bashkë gjatë gjithë kohës, të ndarë në çifte sipas urdhrit të Vëllait të Madh.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment