Xhimi mbështet Marselinin


Marselini me Xhimin kanë dalë jashtë për të pirë një cigare. Xhimi ka gjykuar sjelljen e djeshme të banorëve kundra Marselinit dhe për këtë ka diskutuar edhe me Oltën, por tashmë ja thotë edhe Marselinit. Duke ju drejtuar Marselinit i thotë se banorët kanë dashur ta bëjnë si “Krishti”. Dhe Marselino i thotë se donin ta kryqëzonin. Xhimi nuk është dakort me faktin që ngrihen 8 vetë dhe sulmojnë një njeri. Ai thotë se ja ka thënë edhe Oltës shembullin me ndeshjen e boksit. Në momentin që dikë e hedh në tokë, ai largohet nuk vazhdon ta godasë. Himi shton se këto gjëra nuk i përshtaten fare moralit të tij dhe i duket shumë e padrejtë jo vetëm në rastin e Marselinit, por edhe nëse do të ishte dikush tjetër në vend të tij. Edhe Olta të njëjtin mendim me Xhimin ka ndarë. Marselini i thotë se kur nuk ja del dot një njeri atëherë bëhen 8 dhe kjo gjë i shton pikë Marselinit, e bën më të fortë. Ata e lidhin bisedën e tyre me temën e civilizimit u Marselini i thotë se kjo mes tyre është një bisedë të cilën mund ta futësh tek civilizimi. Ata flasin edhe për Ilirin për gjërat që bën dhe ato që thotë. Për ofendimin që i ka bërë Marselinit për detyrën e rojes që ka pasur. Por asnjërit nuk duhet ti vijë turp nga puna, turp duhet të ketë ai që përbuz çdo lloj pune. Marselini thotë se shumica e banorëve kërkojnë ti bashkohen maxhorancës dhe është ajo teoria që shkon nga të fryjë era. Marselini shpreson që një ditë, kur Xhimi të jetë jashtë, të dëgjojë opinionin e tij për të gjithë banorët. Xhimi, gjatë gjithë kohës e mbështet Marselinin dhe duket sikur e vlerëson për atë që ai nuk dorëzua por i duroi dhe ju përgjigj sulmit dhe fyrjeve të shumicës së banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment