Xhimi:-“Kjo është java e Trojës”


Banorët fillojnë të zgjohen njëri pas tjetrit dhe nisin me aktivitetin e tyre të zakonshëm të ditës. Të parët që zgjohen janë si zakonisht Eldora, Xhimi, Shpendi, Elona e pas tyre edhe banorët e tjerë. Këtë mëngjes banorët zgjohen me humor të mirë duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin dhe më pas fillojnë e këndojnë me muzikën në sfond. Ndërkohë që banorët që ndodhen në dhomën e gjumit dhe që sapo janë zgjuar këndojnë e kërcejnë me muzikën në sfond, Xhimi e Shpendi kanë dalë në oborr për të pirë kafenë e cigaren e mëngjesit. Gjatë kësaj kohe Xhimi e shpendi fillojnë të flasin për banorët e tjerë dhe për ato që priten të ndodhin nesër gjatë spektaklit. E duke diskutuar për të shtunën që tashmë është shumë pranë, Xhimi fillon të flasë për intrigat e shumta që banorët kanë thurur këtë javë. Ai është në dijeni të intrigave që ka bërë Anaidi me Joanën, Elenën dhe Viganin kundër Marselinit dhe pjesës tjetër të banorëve dhe i thotë Shpendit se kjo javë është plot me intriga. “Kjo është java e Trojës” i thotë Xhimi Shpendit dhe më pas e këshillon që ai të ruajë qetësinë sepse këtë javë pritet që të ketë shumë debate mes banorëve që kanë thurur intriga kundër njëri-tjetrit. Pas kësaj bisede edhe ata fillojnë të kërcejnë ashtu si pjesa tjetër e banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment