Xhimi-Ilirit “S’je real”; Iliri “Ke tri ditë që ke ndryshuar, je i lëkundur”


Xhimi përpiqet shumë që të acarojë Ilirin, por nuk ia del edhe pse është i përkrahur herë pas here nga ironitë e vazhdueshme të Anaidit. Xhimi mundohet që ta prekë Ilirin me çdo kusht dhe fillon që t’i thotë se ai nuk ka baza për ato që thotë, se nuk mbron dot atë që thotë, se është i papjekur etj, por Iliri nuk i kthen përgjigje. Xhimi pas disa ofendimeve radhazi i thotë Ilirit “ti s’je real, ti bën sikur i di të gjitha, por s’ke asgjë të vërtetë”. Iliri pas disa minutave i thotë se ai ka arsyet e veta dhe mund të mendojë çfarë të dojë për të, por nuk ia shpjegon faktin se përse mendon se Xhimi ka inate me të sepse ka vënë re që Xhimi është ndikuar nga banorë të tjerë. “Ke nja tri ditë që nuk je më Xhimi, ke ndryshuar, të shoh të lëkundur” I thotë Iliri Xhimit. Xhimi acarohet dhe i thotë “ti mendon se unë jam ndikuar nga ndonjë tjetër?, kjo s’është e vërtetë sepse mua s’ma ndryshon njeri mendimin” dhe Iliri ia kthen “Unë nuk mendoj, jam i sigurtë që je ndikuar”. Xhimi acarohet dhe i thotë se ai nuk ka asnjë inat me Ilirin pasi mendon se Iliri e ka thënë një gjë të tillë për Oltën. Xhimi mendon se Iliri kujton se ai është Xheloz e e ka inat me Ilirin, sepse Olta është afruar shumë me të, madje ka disa netë që Iliri e Olta flenë bashkë. Mirëpo Iliri ia ka thënë Shpendit se mendon se Xhimit i ka ngelur hatri me të për gatimin dhe kuzhinën. Pra Iliri mendon se Xhimi e ka marrë inat në lidhje me gatimin, por këtë nuk ia ka thënë Xhimit sepse ka vënë re që Anaidi kërkon që të nxisë Xhimin dhe banorë të tjerë kundër tij, ashtu si bëri me Marselinin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment