Xhimi, Elona, Anaidi e Vigani, kurth ndaj Marselinit


Marselini dhe Anaidi kanë dalë në kopsht e fillojnë të luajnë futboll me njëri-tjetrin. Pas pak aty shkon edhe Elona dhe Elena e kështu luajnë të katërt, ndërsa shumica e banorëve dalin dhe bëjnë tifozllëk duke bërtitur për ta teksa i shikojnë duke luajtur. Të gjithë banorët krijojnë atmosferë në shtëpi, ku bërtasin e fillojnë të këndojnë herë pas here, duke ua ngritur moralin banorëve që janë duke luajtur. Ndërsa banorët janë duke u argëtuar në kopsht, Joana dhe Edberi qëndrojnë të shtrirë në krevat në dhomën e gjumit e flasin midis tyre për ngjarjet në shtëpi si edhe për surprizat që mund t’i bëhen nga Vëllai i Madh gjatë javëve në vijim. Më pas flasin për Marselinin e për faktin që ai i ka mërzitur të gjithë banorët me sjelljen e tij. Xhimi e Vigani janë duke biseduar në kuzhinë, ku pas pak shkon e Anaidi e të tre bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Në shaka e sipër Xhimi hedh idenë që ata të fusin diçka në gatimin që do të bëjnë e madje ta presin e në copa të vogla, si kurth për Marselinin. Më vonë me ta bashkohet edhe Elona e të katërt bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin, ku Xhimi flet frëngjisht në mënyrë qesharake, duke shkaktuar të qeshura tek Elona dhe dy banorët e tjerë. Ata thurin plan që të gatuajnë krepa, duke i futur diçka brenda, si lojë për Marselinin. Të katërt bëjnë një pakt për të mos i treguar pjesës tjetër të banorëve, ndërsa qeshin me njëri-tjetrin. Xhimi e Anaidi fillojnë menjëherë të gatuajnë krepat, ndërsa Elona dhe Vigani i vëzhgojnë, ndërsa komentojnë sjelljen e tyre e qeshin me ta. “Unë nesër nuk ha bukë”, thotë Elona duke qeshur. Pas pak aty shkon Marselini, i cili kërkon që Xhimi t’i gatuajë dy krepa e Xhimi i premton se ka për t’i bërë edhe më shumë. Më largimin e Marselinit ai fillon ta komentojë duke qeshur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment