Vigani tregon për klipin e tij me Elenën; Elona: “Mendimi për Joanën më është përforcuar”


Elona, Vigani dhe Edberi dalin në kopsht e pasi ulen te kolltukët që ndodhen aty, fillojnë të diskutojnë duke marrë shkas nga ngjarjet dhe emocionet e forta gjatë spektaklit. Ata fillojnë të diskutojnë daljen e Elenës, për të cilën Elona thotë se pavarësisht të gjithave, nuk e meritonte të dilte në atë mënyrë, pasi u ndie shumë keq pas klipit të shfaqur nga Vëllai i Madh. Vigani fillon ta tregojë momentin kur u shfaq klipi si edhe dhe ballafaqimin me Arbanën dhe opinionistin. Ai thotë se kritikat ishin për Elenën, pasi ai nuk kishte asnjë faj se pse Elena nuk ishte sqaruar dhe nuk kishte marrë një vendim për lidhjen e saj jashtë. Ai fillon të tregojë me detaje të gjithë bisedën e bërë ndërmjet tyre, ndërsa Elona e Edberi e dëgjojnë me vëmendje. Pas pak me ta bashkohet edhe Rikja, ndërsa Edberi largohet. Ata fillojnë të diskutojnë për Joanën dhe reagimin e saj gjatë spektaklit. Elona tregonte gjatë kësaj javë që ka ndenjur më afër saj, ka arritur ta njohë edhe më mirë dhe mendimi i saj për Joanën është përforcuar edhe më shumë. Rikja tregon për një afrimitet të Joanës ndaj saj, por sipas Rikes, Joana është treguar hipokrite dhe është munduar të afrohet me të vetëm për hir të lojës. Më pas Rikja e pyet për shfaqjen e klipeve nga Vëllai i Madh lidhur me raportin e tij me Elenën dhe ai e tregon edhe një herë ndjesinë që ka provuar gjatë shfaqjes së klipeve. Ndërsa më vonë, të tre banorët shkojnë brenda, duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment