Vigani e Shpendi kujdesen me përpikmëri për vajzat; Joana reagon ndaj Viganit


Ndërkohë që ankesat në dhomën e gjumit nga vajzat dhe Iliri kundrejt djemve kujdestarë vazhdojnë të jenë ende të pranishme, Shpendi pasi e ushqen Elenën, fillon t’i bëjë masazh asaj, ndërsa vajzat vazhdojnë të ankohen ende për djemtë të cilët i kanë në kujdestari ato, se nuk po bëjnë asgjë për t’i argëtuar. Kështu, Marselini shkon afër Ilirit e mundohet ta argëtojë duke i kënduar “Qengj i vogël rri mendueshëm” në mënyrë që ta zërë gjumi, por Iliri bezdiset nga zëri i tij. Vigani shkon në banjë dhe fillon të kujdeset për Oltën, duke i krehur flokët asaj, pas dushit e duke ia tharë me tharëse. Pas pak aty shkon Shpendi, i cili pasi i ka bërë masazh Elenës, i lan dhëmbët asaj, duke u kujdesur më së mirë në gjithçka e për çdo detaj me të. Pas tij edhe Vigani fillon t’ia lajë dhëmbët Oltës, ndërsa Elona është duke u kujdesur vetë për veten. Pas pak të gjithë banorët fillojnë të bëhen gati për të fjetur. Joana dhe Anaidi shtrihen në krevatin e tyre e pas puthjesh e përqafimesh i zë gjumi. Në të njëjtën dhomë ndodhet edhe Elena e Vigani, të cilët edhe ata flenë bashkë. Kjo gjë i bën përshtypje Joanës, e cila i thotë se ata nuk duhet të flenë bashkë dhe se duhet ta marrin më seriozisht provën. Vigani i bën të qartë se nuk është duke thyer ndonjë rregull, pasi vetëm kur të zgjohet Olta duhet të jetë me të. Reagimi i Joanës i bën përshtypje Anaidit, i cili e kritikon e i kërkon që ajo të mos marrë role që nuk i takojnë. Edhe në dhomën tjetër banorët shtrihen për të fjetur. E para shtrihet Olta e më pas Elona, e cila shtrihet në krevat me ndihmën e Edberit, i cili i uron “natën e mirë” e më pas të gjithë banorët një edhe nga një.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment