Vigani e Edberi instruktojnë njëri-tjetrin për strategjinë e lojës


Elona, Olta, Iliri dhe Shpendi ndodhen në kopsht e bëjnë shaka e batuta, duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Ndërsa në një moment Iliri përmend Anisën, për të cilën ka folur shpesh e thotë se është e dashura e tij jashtë, Shpendi shprehet: “Unë mendoj se ti Iliri nuk e kë asnjë gjë këtë Anisën”. Iliri qesh me fjalët e Shpendit dhe ia kthen: “Po sikur të jem pa shtëpi unë?”. “Po ti nuk dihet se çfarë je. Vetëm Zoti e di se çfarë je”, ia kthen Shpendi e biseda e tyre kalon sërish në shaka. Ndërsa të gjithë banorët largohen, në kuzhinë mbetet vetëm Vigani e Edberi, të cilët përfitojnë të flasin rreth ngjarjeve në shtëpi e marrëdhënies me banorët, pa praninë e të tjerëve. Vigani thotë se ka bërë një bisedë me Anaidin, i cili i ka thënë se ka dyshime rreth Edberit dhe bisedave që ka bërë ai me Elonën. “Elona i ka thënë Elenës se është duke u përfshirë në lojën e Viganit”, i tregon Vigani Edberit, ndërsa shton se këtë gjë Elena ia ka thënë Anaidit e ky i fundit dyshon se është Edberi ai i cili planet e grupit i diskuton me Elonën. Edberi kërkon që të shkojë ta diskutojë me Elonën të gjithën këtë, por Vigani mundohet ta sqarojë edhe më mirë, pasi Edberi nuk duhet kurrsesi ta diskutojë këtë gjë me Elonën. “Ti nuk po kupton asnjë gjë”, i thotë Vigani, ndërsa mundohet ta sqarojë. Pas pak aty shkon Elona e kështu djemtë detyrohen të mbyllin diskutimin, duke bërë shaka me Elonën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment