Vigani : “Anaidit i ka rrëshqit situata nga duart, po bazohet te Xhimit”


Banorët kanë dalë në oborr për të shijuar ditën me diell dhe gjatë kësaj kohe shkëmbejnë biseda të ndryshme. Në një moment Vigani dhe Edberi shkëputen në një pjesë të oborrit ku nuk ka banorë të tjerë dhe fillojnë të flasin për lojën e tyre. Fillimisht Vigani fillon të flasë për Xhimin dhe i sugjeron Edberit që të provokojë Xhimin për të debatuar me të, por duhet që të ruajë qetësinë e tij sepse ndoshta në debat e sipër gjendja mund të agravojë dhe ai nuk duhet të bjerë pre e lojës së tij. Vigani thotë se pas një debati që pati me Xhimin dhe një bisede të shkurtër me Eldorën kuptoi nga kjo e fundit se Xhimi po e humb kontrollin në situata të caktuara. Më pas dy djemtë fillojnë të flasin për pjesën tjetër të banorëve. Edberi e pyet Viganin nëse ai di ndonjë gjë që mund të kenë thënë Elena dhe Joana kundër tij, por Vigani i thotë se deri tani nuk kanë thënë asgjë të re. Ai thotë se ka vënë re se edhe Anaidi ka ndryshuar pak në lojë dhe Edberi pohon pas tij duke thënë “po edhe ai i luhatshëm është”. “Anaidit i ka rrëshqit pak situata dhe po e shoh që po bazohet te Xhimi” thotë më tej Vigani. Dy djemtë thonë se Anaidi ka filluar që t’i vëzhgojë situatat në shtëpi për të vazhduar më tej lojën e tij sepse edhe me Joanën ka grindje të vazhdueshme dhe sipas tyre po studion se ku mund të kapet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment