Vazhdon prova e indikacionit;- Banorët ndjejnë vështirësi në lëvizje


Banorët janë të ndarë në çifte dhe të veshur nën një bluzë të vetme ata janë të detyruar që gjatë kësaj prove të veprojnë si një trup i vetëm. Kështu nëse njëri ka veshur bluzën me krahun e majtë, ai nuk duhet të përdorë dorën e djathte të tijën për asnjë moment, por partneri i tij ose i saj do të veprojë me dorën tjetër si të jetë një trup i vetëm. Kështu banorët ushqejnë njëri-tjetrin, lajnë njëri-tjetrin dhe gjithçka e bëjnë bashkë. Olta që është “Syri” shkon sa pranë një çifti, pranë një tjetri për t’i kontrolluar gjatë mbarëvajtjes së provës. Ajo që vlen të theksohet është fakti se banorët po argëtohen pa masë gjatë kësaj prove sepse gjatë gjithë kohës janë duke qeshur e duke bërë shaka mes tyre. megjithatë ata kanë edhe vështirësi të në lëvizje teksa ulen e ngrihen nga vendet ku qëndrojnë dhe në veprime të tjera. Xhimi dhe Shpendi gatuajnë bashkë ku Xhimi udhëzon shpesh Shpendin se si të hedhë produktet në gatim, si mund të nxjerrin produktet nga ambalazhet etj. vështirësi hasin edhe banorët e tjerë. Eldora ankohet se ndjen shumë vapë dhe me zor lëviz sepse ajo është në një çift me Viganin dhe të dy kanë një diferencë të madhe gjatësie trupore që u sjell vështirësi në lëvizje. Me gjithë vështirësitë e hasura, banorët duken se po e shijojnë këtë provë dhe herë pas here ngacmojnë njëri-tjetrin për mënyrën se si duken kur bëjnë veprime të ndryshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment