Udhëzimet e rradhës për indikacionin


“Syri” i provës, domethënë, Olta, kthehet nga dhoma e rrëfimit me të tjera udhëzime që i përkasin të njëjtit indikacion. Tani më banorët e shtëpisë nuk janë 11, por 5 dhe Olta 6 dhe veprojnë si një individ i vetëm. Në vijim të kësaj prove secilit “individ” do ti vihet në dispozicion një këngë. Kjo këngë, duhet memorizuar sepse Big Brother do ta verë atë herë pas here. Pasi të dëgjojë këngën që i përket, “individi” duhet të lerë menjëherë çdo gjë dhe do të vendoset pranë pistës së kërcimit. Por për të kërcyer nevojitet një partner ose partnere. Për këtë “individët” e tjerë duhet të tërheqin nga një gogël në mënyrë që të përcaktohet shoqëruesi/sja në kërcim. “Individit” që do ti qëllojë letra me shënimin “Pranoj ftesën tënde” do të jetë partneri/ partnerja. Muzika duhet kërcyer deri në fund nga çifti që ndodhet në pistën e kërcimit. Veç kësaj, Big Brother do të vlerësojë: interpretimin, koreografinë dhe bashkëpunimin e çiftit që kërcen në pistë. Të njëjtën procedurë do të kalojnë të gjithë “individët”. Pasi Big Brother ti njohë me këngët përkatëse, banorët duhet të bëjnë kujdes që të veprojnë sapo të dëgjojnë këngën. “Syri” ka për detyrë të kujdeset për mbarëvajtjen e provave. “Individi” që zgjedh goglën duhet ta vendosë sërish atë në sferë dhe “Syri” do të përziejë goglat. Kjo do të jetë procedura për të gjithë me rradhë. Në sfond vendosen këngët dhe banorët janë të vëmendshëm që të zgjedhin këngën të cilën do të memorizojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment