Thashetheme për Elonën;- Joana “Po më vjedh strategjinë”


Xhimi ndodhet në kuzhinë duke gatuar si gjithmonë. Pranë tij shkon Joana e cila fillimisht fillon që të flasë për Anaidin. Ajo thotë se Anaidi po bën veprime të ndryshme që të bjerë në syrin e saj dhe Xhimi i thotë se ndoshta Anaidi është xheloz për të. ndërsa pak më vonë Xhimi nis një bisedë për Elonën duke folur me ironi për raportin e saj me Ilirin dhe Joana fillon që t’i tregojë për diskutimin që pati me Elonën në mëngjes. Joana tregon se Elona shkoi pranë saj me nerva sepse mendoi se ajo kishte përdorur peshqirin e saj, pasi peshqiri i Elonës ndodhej sipër shtratit të Joanës. Xhimi thotë se vuri re që Elona ishte shumë e nervozuar, por nuk e dinte arsyen se përse. Joana nga ana tjetër thotë se Elona po kapet me tendencë me të dhe shprehet me ironi “po më vjedh strategjinë, kërkon të kapet të premten dhe të shtunën”. Joana thotë se ajo në fillim kishte si strategji që të debatonte me banorët në fundjavë, përpara spektaklit sepse kishte mundësi që të dilte më shumë në spektakël, por kjo strategji nuk shkoi gjatë. Më pas Joana thotë se ajo do të debatojë me Elonën në momentet që do ajo dhe jo kur të dojë Elona.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment