Tentativë për të sqaruar raportin Elena-Vigan


Në çdo edicion, në shtëpinë e Big Brother kanë lindur histori dashurie, disa prej të cilave i kanë rezistuar kohës. Ajo që vihet re këtë vit është se raportet sentimentale brenda kësaj loje kanë ndryshuar drejt një forme të tipit: “natën flemë bashkë, ditën jemi në Big Brother”. Por këto lloj marrëdhëniesh shkaktojnë shumë reagime, sidomos përtej mureve të shtëpisë. Big Brother ka vendosur që të sqarojë një gjë të tillë për publikun dhe bëhet fjalë për Viganin dhe Elenën të cilët kanë kaluar shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Pas lidhjes me shtëpinë, Arbana fton Elenën dhe Viganin të dalin në oborr. Aty ndodhen dy karrige përballë një monitori. Arbana fillon t’i pyesë të dy të rinjtë për raportin që ata kanë mes tyre. të dy në një farë mënyre mohojnë se kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë të lënë të njëjtat dyshime tek ata që i ndjekin nga jashtë shtëpisë. Opinionisti i spektaklit mundohet që nëpërmjet ngacmimeve dhe komenteve, edhe pse pak të ashpra, që të bëjë Elenën që të flasë qartë për ndjenjat e saj. ajo shpesh flet për të dashurin e saj jashtë shtëpisë, ndërkohë që ka një raport shumë të afërt me Viganin ku ndajnë bashkë krevatin, shkëmbejnë shumë puthje, përqafime, përkëdhelje e fjalë të ëmbla karshi njëri-tjetrit, por Elena asnjëherë nuk e ka pranuar se ajo ndjen për Viganin. Elena ndër të tjera thotë se nëse do të ishte jashtë do ta kishte shmangur kontaktin me Viganin, por nuk tregohet e qartë se përse qëndron kaq pranë tij, brenda shtëpisë. Ajo thotë “Viganin e dua vetëm për atë egon e femrës, ose më mirë të them nuk e dua as për vete, as për të tjerat” thotë Elena, por has në kritika të forta të Opinionistit i cili i thotë se do ta kuptonte shumë mirë sjelljen e saj nëse ajo do të shkëpuste marrëdhënien që ka jashtë shtëpisë dhe do të vendoste se për cilin djalë ndjen dhe dëshiron të vazhdojë një lidhje. Gjatë kohës që ndodhen në oborr Elena dhe Vigani ndjekin dy klipe. Fillimisht shfaqen ata në momente intimiteti gjatë natës sidomos. Më pas shfaqet një tjetër klip ku shfaqen disa deklarata të të dashurit të Elenës jashtë shtëpisë, nëpër gazeta. Elena duket e mërzitur dhe pas klipit thotë “tani që pash klipin, nëse do të qëndroj në shtëpi do të distancohem nga Vigani sepse e shoh që është keqkuptuar raporti ynë”. Ajo thotë se nuk ndjen asgjë për Viganin, ndërsa Vigani thotë “unë do të respektoj vendimin e Elenës”. Pas këtyre komenteve dy të rinjtë rikthehen përsëri në dhomën e ndenjes pa e sqaruar ende raportin e tyre
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment