Talk Show: Pjesa 2


Banorët mblidhen sërish për të vijuar me pjesën e dytë të Talk Show-t të drejtuar nga Iliri. Ata dot zgjedhin bashkarisht nën-temat dhe në fund do të japin të gjithë nga një ide. Joana përmend pjesën e civilizimit të popullit shqipëtar gjatë periudhës së diktaturës. Ajo është e mendimit se atëherë populli ka qënë i shtypur dhe jo i pacivilizuar. Tani thotë Anaidi çdo njeri është pasqyrë e vetes dhe është i lirë. Iliri i lë të lirë banorët të japin ndonjë mesazh për civilizimin nëse do të kenë. Është pikërisht Anaidi i cili kërkon të flasë. Mesazhi i tij ishte se pavarësisht se gjatë bisedës u përmendën vetëm vlerat negative, ai u thotë faleminderit atyre familjeve që ruajnë vlerat pozitive, madje shto : “Vazhdoni ti thoni mirmëngjes komshiut dhe ti gjendeni atij pranë në hall ose në nevojë”. Iliri thotë se dikush i ka thënë që njerëzit flasin dhe bashkëbisedojnë, ndërsa kafshët zihen, dikush tjetër i ka thënë që hero është ai që nuk mërzitet lehtë. Mesazhi i Ilirit për të parët dhe ata që i dëgjojnë është, të respektoni njëri-tjetrin. Kështu do të shmangin çdo lloj acarimi dhe debati do të jetë i frytshëm. Iliri bën edhe kritike dhe autokritikë, duke thënë se sot banorët kanë qënë pak të civilizuar, duke filluar nga ai i pari.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment