Surprizë për Ilirin, ditëlindja e Melisës


Iliri është një ndër banorët më aktiv të shtëpisë dhe që gjatë gjithë kohës shkakton të qeshura te banorët me shakatë dhe lojrat e tij të shumta. Iliri nga ana tjetër ka edhe pika të dobëta. Ai ka shprehur se pika e tij e dobët është Melisa, mbesa e tij e vogël e cila këtë javë ka pasur ditëlindjen dhe ka bërë 6 vjeç. Tashmë ka ardhur koha që ai të marrë një surprizë në lidhje me këtë. Arbana e fton Ilirin në dhomën e rrëfimit dhe aty ndodhet një dhuratë për të. Aty ndodhet një album fotografik me foto të familjarëve të Ilirit dhe mbesës së tij gjatë ditëlindjes. Iliri fillimisht ndjek një klip ku ai flet me shumë dashuri për mbesën dhe më pas sheh fotografitë duke i treguar edhe nga kamera. Ai thotë “Melisa është rilindja ime sepse erdhi në jetë në momentet ku unë kisha shumë vështirësi në jetën time”. Megjithatë surpriza për Ilirin nuk ka përfunduar sepse ai ftohet që të ndjekë një tjetër klip. Këtë herë është një filmim gjatë festës së ditëlindjes së mbesës dhe momente kur ajo i thotë “forca Dajo”. Iliri falënderon produksionin duke thënë “më dhatë forcë dhe tani do ta fitoj Big Brother-in”. Pas kësaj surprize të këndshme, Iliri kthehet në dhomën e ndenjes për të ndarë kënaqësinë e tij me banorët e tjerë dhe fillon që t’u tregojë atyre albumin me fotografitë e Melisës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment