Surprizë;- KREINKO u mundëson shopping banorëve brenda shtëpisë


Iliri i ndihmuar nga Eldora, Olta dhe Elona ka përfunduar së gatuari drekën dhe ndërkohë që banorët përgatiten për të ngrënë në shtëpi vjen një zarf nga Vëllai i Madh. Është Elona ajo që mbledh banorët në dhomën e ndenjes dhe u lexon atyre zarfin nga Big Brother. këtë herë bëhet fjalë për një surprizë të këndshme për ta. Në shtëpinë e Big Brother tashmë ka ardhur momenti që banorët të bëjnë shopping, pasi dhoma e surprizave është shndërruar në një dyqan veshjesh për ta. Marka shqiptare e prodhimit të veshjeve “Kreinko” ka mundësuar që banorët të bëjnë shopping brenda shtëpisë. Elona, stilistja e shtëpisë do të hyjë në dyqan dhe do të përzgjedhë veshjen e duhur për banorët. Ata duhet të shkojnë në dyqan tre e nga tre dhe pasi Elona të përzgjedhë kombinimin e veshjes së tyre, ata do të rikthehen brenda shtëpisë, për t’ua lënë radhën të tjerëve. Kur të gjithë banorët të kenë marrë veshjet e tyre, ata do të dalin në oborr dhe do të marrin pozicione për të bërë fotografi me rrobat që do t’i bëjnë veshur. “Kreinko” ua bën dhuratë veshjet banorëve. Ky lajm i gëzon banorët dhe sapo përfundojnë leximin e zarfit tre banorët e parë që shkojnë në dhomën e surprizave janë Anaidi, Joana dhe Xhimi. Bashkë me ta në dyqan shkon edhe Elona dhe fillon që t’u sugjerojë banorëve veshjen e duhur për ta. pjesa tjetër ulen për të ngrënë drekë, ndërkohë që presin radhën për të bërë shopping.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment