Situata Funny në shtëpinë e Big Brother.


Pas shumë debateve në shtëpinë e Big Brother është rikthyer energjia pozitive dhe alegria. Shpendi dhe Edberi të cilët ndodhen në oborr fiillojnë të bëjnë shaka me Viganin i cili ndodhet në pishinë duke i thënë :”Ty as pishina nuk të lanë”. Teksa afrohet edhe Eldora në diskutim vazhdojnë të “ngacmojnë” Viganin në lidhje me Elenën dhe me klipin që u transmetua dje gjatë spektaklit. Në këtë moment hidhet ne pishinë edhe Ilir dhe situata bëhet edhe më gazmore me humorin që e karakterizon atë. Por Ilir nuk mjaftohet me kaq, por shkon në dush ku ndodhet Rikja me Elonën dhe fillon ta ngacmojë Riken duke e mbajtur atë të mbërthyer pas vetes ndërkohë që ai është vetëm me rrobdishambër. Të “ulërituar” e Rikes shkaktojnë të qeshura te banorët e tjerë dhe te cilët janë duke vëzhguar këtë situatë gazmore. Rikja del nga dushi duke ikur me vrap për në dhomë por Ilir nuk i ndahet as aty, duke e ndjekur këmba këmbës. Kështu në shtëpi u rikthye përsëri atmosferë shumë funny. Por sjellia e Ilir ndaj Rikes filloi të komentohet te disa nga banorët. Sipas tyre Iliri e tepron ndonjëherë me shakatë që bën dhe është pak banal, por krijon situata shumë gazmore.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment