Shpendi për Eldorën: “Do t’i dal krah nëse Joana e Anaidi e sulmojnë”; Iliri e këshillon


Iliri dhe Shpendi ndodhen në dhomën e ndenjes e fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin, duke marrë shkas nga disa ngjarje e përballje të ndodhura mes banorëve gjatë spektaklit. Shpendi e ka mbështetur Eldorën gjatë një përballjeje që ajo ka pasur me Joanën në spektakël, gjatë momentit të nominimeve sy më sy të banorëve. Iliri e këshillon Shpendin që të jetë i kujdesshëm gjatë kohës që i del krah, pasi të tjerët dhe publiku mund ta keqinterpretojnë. Ata flasin për javën e kaluar dhe ndryshimin e disa prej marrëdhënieve mes tyre. Iliri tregon për ndryshimin që ka pësuar marrëdhënia e tij me Anaidin, për të cilin thotë se pavarësisht se ka arritur të ketë një komunikim, nuk mendon se mund ta konsiderojë mik. Ai gjithashtu thotë se tek Anaidi dhe qëndrimi që ai ka ndaj banorëve të tjerë, ndikon shumë Joana, gjë e cila sipas Ilirit, e bën që të dalë keq përballë publikut. Gjithsesi, Iliri nuk beson në vazhdimësinë e lidhjes mes tyre. Ai thotë se ata as kanë për ta përshëndetur njëri-tjetrin kur të dalin nga shtëpia, por këtu janë të kushtëzuar ta vazhdojnë lidhjen, duke pasur frikë se mund t’i gjykojë publiku nëse ndahen. Më pas të dy djemtë flasin për mundësinë e një zënke apo debati që mund të ketë Eldora me Joanën. Shpendi thotë se do t’i dalë krah Eldorës. Ndërsa Iliri e këshillon dhe i thotë të ketë kujdes me mënyrën se si do t’i dalë krah, pasi banorët do ta keqpërdorin për ta nxjerrë keq përballë publikut. “Unë gjithsesi nuk e lë Eldorën në gojën e Anaidit e Joanës. Nëse ata e nxisin konfliktin, atëherë do të marr masa të rënda’, shprehet Shpendi, i cili thotë se nuk i ka dalë kurrë më parë në mbrojtje në situata të tilla. Më pas flasin për buxhetin e tyre të plotë të kësaj jave dhe mënyrën se si mund ta përdorin më së miri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment