Shpendi, Elena dhe Xhimi diskutojnë për buxhetin


Të tre banorët janë ulur në tavolinën e ngrënies dhe po hanë bukë. Mes tyre lind diskutimi mbi buxhetin dhe mënyrën se si i bëjnë shpenzimet për produktet e ndryshme ushqimore. Shpendi duket pak i nervozuar ndërkohë që flitet për këtë gjë. Ai thotë se në bërjen e buxhetit duhet të marrin pjesë të gjithë banorët. Banorët diskutojnë për duhanpirësit që me sa duket një pjesë e madhe e buxhetit të shtëpisë ikën për cigare. Ndërkohë që Xhimi me Elenën më tepër dëgjojnë, Shpendi u thotë që secili në këtë shtëpi duhet të mbrojë të drejtat e veta, sidomos kur vjen puna tek ushqimi. Ai i përmend Xhimit se enkas u çua nga tavolina, javën e kaluar, gjoja me pretekstin që i dhimbte stomaku, dhe pa që të gjithë buxhetin nga fillimi në fund e bëri Anaidi. Asnjë nga banorët nuk ishte pjesëmarrës. Këtë gjë ai nuk e quan të drejtë. Nuk ka përse tja lënë atij ose Anaidit bërjen e buxhetit por të gjithë të marrin pjesë dhe të shprehen për atë që duan ose kanë nevojë, në këtë mënyrë ulen hatërmbetjet nëse mungon ndonjë produkt.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment