Shpendi: “Edin e Viganin po i orienton Anaidi, por nëse më prekin, s’do ta përmbaj dot veten”


Rikja thotë se para disa ditësh ka menduar se Edberi ishte një njeri shumë pozitiv, por loja e ka bërë të sillet kështu, por pas rifillimit të debatit me Elonën, po e bën të dyshojë shumë. “Unë mendoj se Edberi e Vigani janë djem të mirë, por është Anaidi ai që ndikon për keq”, ia kthen Shpendi. Ai thotë se vetëm pasi të dalin jashtë ata do ta kuptojnë se çfarë loje janë duke bërë. Rikja thotë se Anaidit, Edberit e Viganit i ka bërë çudi afrimiteti i saj me Elonën dhe këtë gjë ia kanë shprehur asaj. Rikes i vjen çudi reagimi i tyre dhe thotë se ata janë mësuar që t’i shikojnë njerëzit vetëm me dyshim dhe në prizmin lojës e për këtë gjë i gjykon të tre. “Janë njerëz dritëshkurtër, shikojnë aty për aty”, shprehet Shpendi. Më pas ai thotë se është i bindur që Anaidi tani po mundohet që t’i orientojë të dy djemtë kundër tij dhe se ata pa e menduar gjatë do ta sulmojnë, por gjithashtu ai shton se edhe mund të mos e përmbajë dot veten, nëse ata do të thonë diçka më tepër për jetën e tij jashtë, të cilën ai nuk kërkon që ta ndajë me banorët. Shpendi mendon se Edberi e Vigani janë në dijeni të disa fakteve nga jeta e tij, të cilat ai nuk ka dashur t’i ndajë me banorët e tjerë e as me publikun, por dyshon se Edber e Vigani mund t’ia përmendin atij këto gjëra. Nëse kjo do të ndodhë vërtet, Shpendi mendon se do të mund të nervozohet aq shumë saqë dyshon se mund ta përmbajë dot veten. “Shpresoj që të dy të mos zhgënjejnë”, shprehet Shpendi, ndërsa Vigani e dëgjon dhe ndërsa i shkon afër, i bën të qartë se nuk mund ta zhgënjejë kurrë. Ndërsa Rikja e pyet se përse Edberi e ka rihapur sërish debatin me të dhe Elonën. Por Vigani thotë se nuk mund ta dijë arsyen pse, por di që i ka mbetur qejfi me Elonën. Ndërsa Elona e Rikja ia sqarojnë të gjithë diskutimin, duke thënë se Edberi ka dashur t’i provokojë vajzat. Ndërsa Shpendi është duke i thënë Viganit që të mendohet mirë para se të veprojë kundër personave, duke nënkuptuar veten dhe Vigani e siguron se lojën e tij e ka shumë të qartë, aty shkon Anaidi e Edberi dhe banorët ndërrojnë bisedë. Ndërsa më vonë, banorët shkojnë për të darkuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment