Shpendi e Xhimi krijojnë humor me batuta e shaka pafund


Banorët në dhomën e gjumit të vajzave duket se po i zë gjumi, pasi qëndrojnë për disa minuta në heshtje me njëri-tjetrin. Pas pak aty shkon edhe Anaidi dhe Elena, pasi mbarojnë ushqimin e pasi qeshin për minuta të tëra me njëri-tjetrin në kuzhinë, duke hedhur edhe batuta tallëse kundrejt Oltës, e cila duhet të jetë në gatishmëri gjatë gjithë kohës për ta, qofte edhe gjatë natës, nëse ata do ta kenë të nevojshme. Ndërsa Shpendi e Xhimi shkëmbejnë batuta qesharake e bëjnë humor me njëri-tjetrin teksa shtrihen për të fjetur gjumë. Afër tyre qëndron Olta, e cila pasi i vesh bluzën i uron: “Tani kënaquni me njëri-tjetrin” e kjo gjë shkakton të qeshura për minuta të tëra tek ta, të cilët komentojnë lëvizjet e tyre e thonë vazhdimisht se kanë për të fjetur shumë mirë afër njëri-tjetrit. Ata komentojnë banorët e tjerë, duke u tallur teksa mendojnë se të gjithë po flenë më herët se zakonisht e duke e lidhur këtë fakt me dëshirën për “partneren” e re me të cilën janë duke fjetur në këto momente. Duket se të gjithë janë duke fjetur, ndërsa Xhimi e Shpendi nuk pushojnë me batutat e shakatë e tyre, duke ngritur zërin teksa këndojnë apo recitojnë gjatë gjithë kohës. Sapo fillon t’i zërë gjumi, apo këtë përshtypje japin të paktën, ata thërrasin Oltën me zë të lartë, duke i thënë t’i lirojë nga bluza e përbashkët, pasi kanë nevoja personale. Olta çohet dhe shkon të qëndrojë me ta deri në momentin që janë gati për t’u shtrirë sërish në krevat. Pas pak minutash, të dy banorët qetësohen, duke u bërë gati për të fjetur gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment