Shpendi e Xhimi komentojnë banorët dhe mbrojnë Marselinin


Një pjesë e mirë e banorëve ndodhen në dhomën e ndenjes dhe gjatë kësaj kohe fillojnë të ngacmohen përsëri me Marselinin me ironi. Xhimi dhe Shpendi pas planit dalin në oborr për të pirë cigare dhe ndërsa shohin banorët fillojë të bëjnë komente për ta. Ndër të tjera ata komentojnë sjelljen e Anaidit ku Xhimi e quan “mbret i gricjes”, ndërsa Shpendi shton pas tij “i ka bërë disa llogari Anaidi se me kë të kapet dhe se si”. Dy djemtë ndajnë mendimin se Anaidi i ngacmon për debat disa nga banorët dhe kjo gjë pritet që të ndodhë më shpesh sepse javët po kalojnë dhe të gjithë do të luftojnë për çmimin e madh. Më pas dy djemtë diskutojnë për debatin që patën me Marselinin dhe ndajnë mendimin se ishte diçka e gabuar. Xhimi ndër të tjerë thotë se debati që bënë banorët duke u munduar të ulin Marselinin, tregoi se ata janë më poshtë se ai. Shpendi ndan të njëjtin mendim me të, por ai nuk ishte prezent dje gjatë debatit. Ai fillon të flasë për Edberin që sipas tij po ndikohet nga loja e Ilirit të cilin ai e mendon vetëm si një shakaxhi në shtëpi. “Iliri është shejtan budalla” thotë Xhimi dhe Shpendi thotë se Iliri i nxjerr debatet duke qeshur dhe arrin që në këtë mënyrë të përfshijë edhe banorë të tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment