Shpendi: “Me një tip si Rikja ëndërroj të kaloj jetën”; Eldora, e prekur nga fjalët e tij


Shpendi dhe Eldora ndodhen në ambientet afër pishinës, ndërsa fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin si fillim për Provën e Javës e më pas për Riken, teksa e shikojnë të kalojë afër tyre e të shkojë të flejë. Të dy mendojnë se Rikja është shumë njeri pozitiv, e dashur dhe e qeshur me të gjithë. “Unë me një femër si kjo ëndërroj të kaloj jetën”, shprehet Shpendi, gjë që e bën të stepet Eldorën e të reagojë pak ftohtë, duke treguar e nuk e priste këtë mendim nga Shpendi. Por ai thekson se qëllimi i futjes në Big Brother nuk është që të lidhet me dikë, por të vazhdojë lojën. Eldora mbetet pa fjalë dhe rri e heshtur, ndërsa Shpendi vazhdon të thotë: “Unë femrën e jetës do ta marr në Prishtinë. As në Itali, as në Berat e as në Tiranë”. Këto fjalë bëjnë që Eldora të kuptojë shumë dhe nënqesh teksa e shikon vëngër, duke i thënë: “E ke ndarë mendjen, vetëm në Prishtinë?”. Ndërsa Shpendi thotë se ende nuk e ka ndarë mendjen, pasi ka ende shumë gjëra më të rëndësishme për të bërë. Më pas Shpendi fillon ta ngacmojë, duke it hënë se edhe ajo mund të ketë një person që simpatizon, duke menduar që me një tip të tillë mund të kalojë jetën. “Si për shembull me Viganin”, i thotë ai. “Unë tashmë e kam një shembull të njeriut me të cilin dua të kaloj jetën”, ia kthen Eldora, por në këtë moment aty shkon Elona dhe të tre e kalojnë këtë diskutim në shaka.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment