Sekreti numër 12: Zbulo figurën


Ka filluar për banorët prova e javës për zbulimin e sekretit të 12. Eldora lexon zarfin e provës që quhet “Zbulo Figurën”. Banorët duhet të formojnë Puzzel-in për të zbuluar sekretin numër 12. Sekreti fshihet pas figurës që do të formohet përmes formimit të Puzzel-it. Banorët do të ndahen në 4 grupe me nga 3 persona secili grup. Ndarja dot bëhet përmes goglave, brenda të cilave ndodhen numurat 111, 222, 333, 444. Detyra e secilit grup është të formojë Puzzel-in vetem me pjestarët përkatës. Kjo është një punë në grup, por për këtë grupet duhet të punojnë të pavarur nga njëri-tjetri. Grupet nuk duhet të ndërhyjnë tek njëri-tjetri gjatë procesit të punës. Puzzel-i duhet të formohet nga të 3 pjestarët e secilit grup. Prova është individuale. Secili nga banorët duhet ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit. Ai që mendon se e ka zbuluar indikacionin duhet ta rrëfejë atë vetëm tek dhoma e rrëfimit dhe jo ta komentojë atë me banorët e tjerë. Banorët marrin goglat dhe ndahen në grupe: Iliri, Eldora, Elona në një grup, Marselini, Anaidi, Elena një grup tjetër, Joana, Olta, Shpendi grupi tjetër dhe Xhimi, Vigani dhe Edberi grupi i fundit. Grupet fillojnë menjëherë nag puna për formimin e Puzzel-it.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment