Rikja e Elona sqarohen, duke u përqafuar në fund; Banorët argëtohen


Ndërsa Eldora e Elona janë duke diskutuar për lojën e banorëve dhe për ngjarjet mes tyre, duke u nisur nga dyshimet e Elonës mbi Edberin dhe Riken, aty shkon Rikja, duke u bashkuar në bisedën e tyre e duke thënë se banorët janë duke bërë një lojë të pisët. Ndërsa më vonë rifillon bisedën e lënë përgjysmë me Elonën e i kërkon asaj që të heqë dyshimet, pasi i ka mbetur shumë qejfi që ajo është duke dyshuar për të. “Mendoj që të paktën besim duhet të kemi tek njëra-tjetra se i bie që s’më ke njohur fare”, shprehet Rikja, duke thënë se kurrë nuk mund ta provokojë apo ta futë në lojë atë. “Unë po të tregoj se si e përjetoj unë”, i thotë Elona, duke shtuar se vetë ka bërë gabim që e ka shprehur se Rikja është personi më i afërt për të brenda shtëpisë. “Ti atë që duan ata, por ia servir në një pjatë floriri’, i thotë Rikja, e cila e siguron se nuk është duke bërë asnjë lojë me të. “Çfarë po ndodh mes nesh. Ç’mund të bëj që të t’i heq këto dyshime?”, i thotë Rikja, ndërsa Elona kërkon që ta mbyllë këtë bisedë. “Unë nuk mund të rrija këtu me ty, nëse do të të bëja një lojë”, i thotë Rikja, ndërsa Elona i kërkon që të afrohet tek ajo dhe e përqafon. “Problemi është tek koka ime”, thotë ajo, ndërsa të dyja vajzat fillojnë të flasin për gjëra të përgjithshme. Ndërsa në kopsht janë mbledhur shumica e banorëve, të cilët argëtohen, ndërsa Edberi dhe Vigani këndojnë për ta për disa minuta me radhë. Banorët vazhdojnë të qëndrojnë për shumë kohë duke u argëtuar të gjithë së bashku në kopsht, duke sajuar lojëra e duke kënduar të gjithë së bashku.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment