Rikja dhe Elona ndajnë shqetësimet me njëra-tjetrën dhe vlerësojnë miqësinë e tyre


Banorët vazhdojnë të merren me pastrimin e shtëpisë, ndërsa Elona dhe Rikja ndodhen në oborr dhe bisedojnë për marrëdhënien e tyre në shtëpi dhe për lojrat e fundit që po bëjnë banorët. Elona fillon që të shpjegojë se përse dyshoi në një moment se Rikja po bënte një lojë me Edberin. Ajo i thotë Rikes se përse po kërkon me ngulm që të presë, lyejë apo stilojë flokët e banorëve dhe Rikja i përgjigjet “sepse më mungon shumë puna ime”. Elona nuk kënaqet me përgjigjen e Rikes dhe më pas i thotë se ajo e di që Edberi po mundohet që të bëjë një lojë, por nuk e kupton se përse ai po i afrohet shumë Rikes. Rikja i thotë se dyshimet e saj e bëjnë të ndjehet keq sepse ajo është personi më i afërt për të. Elona nga ana tjetër i thotë se edhe për të Rikja është një ndër banorët që vlerëson më shumë në shtëpi. “Mosbesimi yt, dyshimet e tua më bëjnë të ndjehem keq sepse ty të kam shumë xhan” i thotë Rikja Elonës. Elona i thotë se ajo thjesht po i shpjegon se thjesht po e sqaron se përse dyshoi tek ajo dhe shprehet “shpresoj vetëm që gjithçka të jetë dashur për lojë”. Ndërkohë që vajzat bisedojnë, dëgjohet zëri i Joanës në sfond dhe Rikja komenton “nuk ia dëgjoj dot zërin, nuk e duroj dot, më duket shumë histerike” dhe në këtë mënyrë vajzat flasin për Joanën dhe sjelljen e banorëve. Rikja thotë se ndonjëherë mërzitet dhe një ndër arsyet është fakti se nuk mund të bëjë një sjellje tjetër vetëm për hir të lojës. “Ndjehem keq sepse nuk dal dot nga vetja që të debatoj e pastat të qesh me atë person” thotë Rikja, ndërsa Elona i thotë se ajo duhet të mundohet që të qëndrojë shumë stabël në sjellje, vetëm për hir të bashkëjetesës. Kështu për një kohë të gjatë vajzat bisedojnë duke ndarë të njëjtat mendime për lojën dhe sjelljen e banorëve. Të dyja ndajnë pothuajse të njëjtat shqetësime. Fakti se si sillet Joana dhe disa banorë të tjerë në shtëpi, që edhe pse shajnë e ofendojnë njëri-tjetrin rëndë, harrojnë shumë shpejt dhe qeshin sikur asgjë të mos kenë ndodhur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment