Publikohet një foto super erotike e Rikes .


Ajo është një personazh që, sa u fut në “Big Brother”, zgjoi shumë kuriozitet brenda banorëve, por edhe për publikun. Dhe, me kalimin e ditëve, u pa se Rikja nuk është vetëm e bukur, por edhe mjaft e zgjuar. Ka gjetur vendin e saj brenda në shtëpi duke zënë shoqëri me Elonën dhe Eldorën, ndërkohë që djemtë e shtëpisë pa përjashtim nuk ia kursejnë ngacmimet. Rikja ka treguar se është nga Durrësi dhe jeton në Itali, punon si parukiere dhe është imazh i një kompanie kozmetike. Nuk ka rrëfyer që ka të dashur, edhe pse ne tashmë e dimë se ajo është e lidhur me një DJ italian. Meqë ka një eksperiencë si modele, ne besuam se Rikja mund të ketë ndonjë foto sensuale dhe në fakt e gjetëm një të tillë, po aty Rikja shfaqet me shumë se sensuale. Ajo shfaqet në krevat sipër një mashkulli, e veshur me fustan të zi. Nuk e dimë se kur mund ta ketë bërë atë foto apo kush mund t’ia ketë nxjerrë, sepse e pa çensuruar është pak e sikletshme për t’u publikuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment