Provokime për sekretet; Rikja e zhgënjyer nga Edberi; Eldora, komente për Joanën


Në oborr ndodhen disa nga banorët, të cilët janë duke diskutuar me njëri-tjetrin rreth sekreteve, ndërsa mundohen njëkohësisht edhe të provokojnë herë pas here, në përpjekje për të kuptuar sekretin e tjetrit. “Unë jam i bindur që sekreti yt ka të bëjë me profesionin”, i thotë Anaidi Edberit. Ndërsa Joana mendon se sekreti “Kujdesem për ty” ka të bëjë me Edberin, dhe e pyet: “Për sa invalidë kujdesesh ti Edber?”. Ai qesh teksa e dëgjon, por nuk i jep një përgjigje, duke e lënë Joanën të dyshojë. Kështu, supozimet dhe hamendësimet e banorëve vazhdojnë për disa minuta, ndërsa më pas bisedën e kalojnë në shaka e fillojnë të qeshin me njëri-tjetrin. Kurse në kuzhinë ndodhet Eldora, Rikja, Iliri dhe Shpendi, të cilët ndihmojnë njëri-tjetrin ndërsa përgatisin ushqimin dhe pastrojnë kuzhinën. Midis Rikes e Eldorës fillon një bisedë, ku Eldora i tregon asaj rreth një bashkëbisedimi që ka dëgjuar mes Edberit e Joanës. Ajo tregon se Joana është shumë kurioze të mësojë rreth bisedës që Rikja ka bërë me Edberin, për sa i përket një ëndrre që ajo ka parë, gjë që Joana nuk e beson dhe dyshon se është një strategji e Rikes. Ajo i ka kërkuar Edberit që këtë bisedë ta bëjnë në dhomën e gjumit dhe Edberi ia ka aprovuar me një buzëqeshje. Rikja ndihet shumë keq nga kjo gjë dhe thotë se njerëzit në shtëpi janë vërtet të këqij dhe këtë gjë ajo po e kupton pas çdo sprove e zhgënjimi që po kalon. “Nuk e di nëse Edberi do t’ia tregojë, por nëse ia tregon, ka diçka që nuk shkon”, i thotë Eldora, ndërsa Rikja i shpreh asaj zhgënjimin që po përjeton nga banorët. Më pas Eldora fillon të tregojë për ofendimet që ka marrë gjatë një debati me Joanën dhe në këtë diskutime e përfshin edhe Shpendin, i cili e fajëson Joanën dhe mendon se detaje nga jeta e saj i përdor kundrejt Eldorës. “Unë jam e sigurt që ajo më ofendon me gjëra që i ka bërë vetë”, thotë Eldora, ndërsa vazhdon të komentojë Joanën, derisa aty shkon Anaidi e Joana dhe banorët detyrohen të ndërrojnë bisedë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment