Prova për Indikacionin e sekretit 13;- Dy banorë si një i vetëm


Banorët janë shtrirë në oborr për të marrë rreze dielli, ndërkohë që Elena ua prish këtë moment. Ajo vjen nga dhoma e rrëfimit me disa bluza me ngjyra në krah dhe u kërkon banorëve që të mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes sepse bëhet fjalë për një indikacion që ka të bëjë me sekretin numër 13. Kështu pasi tqë gjithë mblidhen në dhomën e ndenjes, Elena lexon zarfin në të cilin janë shkruar udhëzimet për indikacionin që do të çojë banorët në zbulimin e sekretit 13. ky indikacion do të realizohet nëpër5mjet një prove ku banorët do të ndahen në çifte dhe do të vishen me një bluzë të vetme. Gjatë gjithë provës ata do të veprojnë si një banor i vetëm. Nga ana tjetër një nga banorët do të jetë “Syri” që do të nënkuptojë vëzhgimin nga Vëllai i Madh të banorëve gjatë provës. “Syri” do të ndjekë çiftet në realizimin e provës që do të fillojë me rënien e gongut dhe do të zgjasë deri në momentin që Big Brother do t’u komunikojë banorëve se kjo provë ka përfunduar. Pas leximit të zarfit, banorët zgjedhin goglat duke u ndarë në çifte. Kështu çiftet janë;-Anaid-Elena, Joana-Ilir, Eldora-Vigan, Edber-Elona dhe Olta që është “Syri”. Olta i lidh banorët në çiftet përkatëse dhe i vesh me ngjyrat përkatëse. Kështu fillon prova dhe banorët qeshin dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin për situatën në të cilën ndodhen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment