Prova Javore


Banorët janë mbledhur në holl për të dëgjuar fazën 2 të provës javore e cila ka vlerën 15% të buxhetit të tyre. Në shtëpi ndodhen 4 podiume dhe mbi secilën prej tyre ndodhet nga një kanaçe bosh. Secili nga banorët disponon nga një “Yo-Yo”, litarin e të cilit do ta lidhi në bel, ndërsa pjesa e kauçukut do të varet deri poshtë gjurit.. Detyra e secilit prej banorëve është të vendoset në mes të podiumeve dhe me rënien e gongut të tundë belin në mënyrë që të rrëzojë kanaçet. Kanaçet duhet të rrëzohen njëra pas tjetrës, pa u rrëzuar njëra nuk mund të kalohet tek tjetra. Për rrëzimin e kanaçeve, banorët do të përdorin “yo-yo-në” që kanë lidhur në bel. Secili nga banorët ka vetëm 30 sekonda për të rrezuar 4 kanaçet. Para se të nisë prova banorët do të mund të ushtrohen fillimisht. Në menyrë që prova të konsiderohet e suksesshme, duhet që të paktën 5 banorë të hedhin poshtë 4 kanaçet. Pasi përfundojnë kohën që u është vënë në dispozicion për tu ushtruar, banorët fillojnë provën. Bie gongu dhe i pari është Anaidi. Ai arrin të rrëzojë 4 kanaçet. Pas tij vjen Edberi, por ai nuk arrin ti hedhi të gjitha. Pas Edberit e provon Eldora dhe ajo arrin të rrëzojë 4 kanaçet. Elena, Elona, Iliri, Joana dhe Olta nuk arrijnë ti hedhin të gjitha kanaçet. Dhe megjithëse Shpendi me Viganin arrijnë ti rrëzojnë 4 kanaçe, sërish prova quhet e parealizuar nga banorët. Vetëm 4 prej tyre arritën të rrëzojnë të gjitha kanaçet, ndërkohë që udhëzimi ishte që të paktën 5 banorë, duhet ti rrëzonin të gjitha.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment