Prova javore: Flluska sapuni


Që nga ky moment, për banorët, do të fillojë faza e parë për provën javore, nga e cila do të dalë një grup fitues. Banorët do të ndahen në 4 grupe me nga 3 pjesëtarë secili grup. Ata do të zgjedhin nga një gogël në mënyrë që të përcaktohen grupet. Secili grup do të ketë në dispozicion nga një enë të mbushur me ujë dhe solucion flluskash. Brenda në enë ndodhet një top. Detyra e 3 pjesëtarëve të grupit është të fryjnë sa më fort përmes pipës në mënyrë që uji të krijojë flluska. Flluskat rrisin volumin e masës duke bërë të mundur që topi të dalë jashtë enës. Detyra e secilit grup është të nxjerrë jashtë enës topin. Grupi i cili arrin të nxjerrë i pari topin në sipërfaqe është fituesi i cili përfiton Bonusin: 3 Pizza sipas zgjedhjes. Banorët duhet të përpiqen ta nxjerrin sa më shpejt topin nga ena. Nga kjo provë varet buxheti javor. Xhimi u shpërndan banorëve stilolapsat dhe ato shkruajnë llojin e pizzës që dëshirojnë, nëse fitojnë bonusin. Më pas banorët zgjedhin goglat dhe grupet që formohen janë: Anaidi, Shpendi dhe Iliri; Edberi, Joana dhe Eldora; Elena, Elona dhe Marselini; Xhimi, Vigani dhe Olta. Prova fillon. Banorët i fryjnë pipave me s fuqi kanë por nuk po ja dalin në krye. Prova javore nuk ka kaluar pa një debat mes Marselinit dhe Joanës të cilët janë sharë me njëri-tjetrin edhe për mënyrën e fryrjes së topave. Megjithatë provën e fiton grupi Edber, Joana, Eldora.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment