Prova Javore - Faza 2


Banorëve tani do tu duhet të kryejnë fazën 2 të provës javore, e cila do të ketë vlerën 10% të buxhetit javor. Detyra e banorëve është të shënosh 11 kosha. Secili nga banorët ka 30 sekonda kohë dhe 6 topa në dispozicion. Në oborr ndodhet një tabelë, një kasketë mbi të cilën është montuar një kosh dhe një sferë me 6 topa të kërcyeshëm. Banorët do të pozicionohen të gjithë oborr. Banori 1 në rend alfabetik do të vendoset para tabelës dhe të vendosë në kokë kasketën. Koha prej 30 sekondash nis me rënien e gongut. Banori duhet të përplasë topin nga toka në tabelë, në mënyrë që të shënojë kosh. Banorët do të kenë 5 minuta kohë secili për të praktikuar provën. Nëse banori arrin të shënojë kosh pa i mbaruar koha prej 30 sekondash, ai duhet të vazhdojë provën deri sa të përfundojë koha. Detyrat e banorëve janë: 1. Të qëndrojë përballë tabelës, në vijën që ka përcaktuar Big Brother 2. Të vendosë në kokë kasketën 3. Të marri 1 top dhe ta përplasi atë nga toka në tabelë 4. Të presin topin me koshin që ka mbi kokë 5. Ta kryejnë këtë veprim brenda 30 sekondave Që prova të konsiderohet ë suksesshme, banorët duhet të kenë mbledhur të gjithë sëbashku, të paktën 11 topa. Banorët fillojnë menjëherë të bëjnë prova. Ata ruajnë rradhën e rendit alfabetik: 1. Anaidi, 2. Edberi, 3. Eldora, 4. Elena, 5. Elona, 6. Iliri, 7. Joana, 8. Olta, 9. Shpendi, 10. Vigani, 11. Xhimi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment