Prova javore;-Banorët fitojnë 100% të buxhetit;- Grupi jeshil fiton një bonos


Ka ardhur momenti që banorët të ekzekutojnë fazën përfundimtare të provës së javës. Gjatë javës ata kanë qenë të ndarë në dy grupe. Prova e kësaj jave ka qenë “një ngjyrë, një familje”, ku banorët janë ndarë në grupin blu me; Joanën, Elonën, Shpendin, Viganin dhe Eldorën dhe grupin jeshile; Edberin, Elenën, Anaidin, Riken dhe Edberin. Gjatë fazave të provës së javës grupet fituese kanë ngushtuar territorin e grupit tjetër. Kështu grupi blu ka fituar kontrollin mbi kuzhinën, ndërsa grupi jeshil ka fituar kontrollin mbi dhomën e gjumit. Tashmë ka ardhur momenti që banorët të realizojnë fazën e fundit të provës së javës. Banorët ftohen që të dalin në zonën e provave. Aty ndodhen dy valixhe dhe disa çelësa. Dy përfaqësuesit e grupeve janë Edberi dhe Shpendi. Ata marrin çelësat dhe hapin valixhet që ndodhen në oborr. Brenda Valixheve ndodhet një pyetje, përgjigja e së cilës, është kodi për të hapur valixhen tjetër. Ata kanë tri minuta kohë në dispozicion për të hapur valixhen e vogël. Të dy djemtë arrijnë ta realizojnë provën brenda kohës së përcaktuar, ndërkohë që Edberi fiton një bonos shtesë për grupin jeshil që banorët do ta marrin gjatë javës. Megjithatë këtë javë banorët kanë fituar buxhet të plotë 100%.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment