Plane për t’u hakmarrë ndaj Xhimit duke e vënë në lojë


Banorët zgjohen të gjithë njëri pas tjetrit dhe teksa merren me punët e tyre të mëngjesit, diskutojnë pikërisht për lojën e Xhimit. Elena dhe Vigani zgjohen dhe Vigani ankohet sepse ka teshtirë gjatë gjithë natës. Në dhomë ndodhen edhe banorët e tjerë të cilët po ashtu ankohen për shakanë e Xhimit me piper. Eldora nis të diskutojë me Elenën duke thënë se është shumë e acaruar nga shakaja e Xhimit sepse mbi të gjitha ai e ka ekzagjeruar me sasinë e piperit dhe se një pjesë e banorëve kanë nuhatur për një kohë të gjatë piperin, gjë e cila sipas saj është e dëmshme për frymëmarrjen. Eldora i thotë Elenës se është mërzitur edhe me Shpendin i cili ishte në dijeni të kësaj loje dhe nuk e ndaloi Xhimin, pasi ajo e kishte konsumuar më parë se një shaka e tillë është e dëmshme dhe serioze. Elena fillon të mendojë që t’i bëjnë ato lojë Xhimit. Ajo thotë se do të dëshironte që ta pikturonin në fytyrë teksa ai të jetë në gjumë, por Eldora i thotë se kjo është lojë e dështuar sepse ai do ndjente dhe do të zgjohej. Më pas vajzat mendojnë që t’i vendosin vezë në krevat. “Vendosim vezë dhe ta shohë një herë se çdo të thotë të bëhen çarçafët për t’i larë me dorë” thotë Elena dhe Eldora mbështet mendimin e saj duke thënë “atëherë do ta kuptojë se çfarë ka bërë”. Pjesë e bisedës së vajzave është edhe Vigani i cili më pas shkon në kuzhinë dhe flet me Xhimin për lojën, por Xhimi nuk e pranon se e ka bërë ai këtë gjë dhe mundohet që të ngatërrojë bisedën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment