Plane djallëzore kundra Ilirit dhe Oltës


Anaidi, Joana, Edberi, Elena dhe Vigani ndodhen në kuzhinë dhe bëjnë plane se si të sulmojnë Ilirin dhe pastaj Oltën. Edberi i thotë që plani Elenës dhe Viganit dështoi. Anaidi e këshillon që Edberi duhet të blejë më tepër nga banorët për Ilirin. Ai e këshillon se nëse nuk arrin të nxjerri gjë nga Xhimi, duhet të kalojë tek Shpendi për të mësuar ndonjë gjë. Duket se qëllimet e Anaidit janë të godasi Ilirin nëpërmjet të tjerëve. Gjithashtu edhe Joana thotë se Elena nuk po e luan mirë rolin e saj me Viganin. Ajo duket fallco, ndërkohë që duhet të jetë më spontane. Joana e këshillon Elenën se si duhet të veprojë në mënyrë që plani i tyre të duket sa më origjinal. Ata hidhen tek Olta dhe Anaidi thotë: “Yy.. çfarë do ti bëjmë Oltës deri të shtunën”. Anaidi ndan detyrat dhe i thotë viganit që kur të jetë momenti që ai të ndërhyjë , do shkojë Anaidi ta lajmërojë. Ai gjithashtu nxit edhe Joanën të mos humbi kohë por të shkojë që tani të debatojë me Oltën. Por Joana thotë që do pushojë pak dhe vetëm pasi Olta ti ketë krehur edhe flokët atëherë do shkojë të debatojë me të. Megjithëse Anaidi këmbëngul që ajo të fillojë debatin me Oltën, Joana duket sikur e ka marre me përtesë. Ndërkohë që janë duke bërë këto plane aty pranë kalon Marselini i cili i lajmëron për Talk Show-n e tij, ndërsa “planexhinjtë” ndalojnë bisedën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment