Plane dhe thashetheme për Marselinin


Anaidi me Joanën dhe Edberin kanë dalë në oborr dhe bëjnë plane për sulm. Anaidi i thotë atyre që Marselinin e ka në dorë, nesër Ilirin dhe pasnesër Oltën. Ai mundohet të fusë në lojë edhe Edberin të cilit i jep detyrën të provokojë dhe të nxisi Ilirin kundër Xhimit. Më pas ata shpërndahen ndërsa Joana shkon në dhomë ku ndodhen edhe Elena me Eldorën. Ajo i thotë atyre se Marselini e acaron kur shprehet i bindur që nuk do dalë nga shtëpia të shtunën. Por tani ai do të jetë i padukshëm sepse nuk do merret njeri me të. Ajo shton se Marselini nuk është mirë nga trutë e kokës dhe se ai ndihet inferior ndaj të tjerëve në shtëpi. Ajo mundohet të nxisë edhe Eldorën duke i thënë se Marselini i ka turpëruar origjinën, duke qënë se të dy janë nga Berati. Eldora i përgjigjet se nuk ka pyll pa derra, megjithatë ai nuk mund të përfaqësojë gjithë Beratin. Mund të bëhet krahasimi mes asaj dhe Marselinit. Por Joana këmbëngul që Marselini po e turpëron Beratin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment