Olta “Xhimi më preku aty ku s’duhej, jam shumë e keqe kur më hedhin poshtë”


Shpendi dhe Olta ndodhen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për banorët e tjerë. Ndër të tjera Shpendi i thotë Oltës se i ka ardhur keq që raporti mes Oltës dhe Xhimit ka ndryshuar në këtë mënyrë dhe Olta fillon që ta sqarojë se përse ajo është mërzitur nga Xhimi dhe vendosi të distancohej nga ai. “Ju keni qënë shumë të afërt dhe po më vjen keq që shkoi puna deri këtu” i thotë Shpendi Oltës. Ajo i përgjigjet “dëgjo, unë jam shumë e keqe kur më hedhin poshtë, kur më prekin aty ku s’duhet, nuk dua t’ia di më, nuk të konsideroj fare si person” thotë Olta duke sqaruar më pas se është mërzitur me Xhimin për disa arsye. Ajo thotë se mbi të gjitha i ka falur Xhimit një gjest që ai fillimisht i ka thënë se ishte pa tendencë, por më pas i ka thënë se kujtoi se ajo e kishte kuptuar shumë mirë gjestin e tij dhe e kishte pranuar. Olta thotë se fakti që Xhimi e kishte ofenduar duke e ditur e bëri që të humbiste respektin dhe mendimet pozitive që kishte për të. “Me atë ai hodhi poshtë gjithçka” thotë Olta dhe pas shton “pastaj ai kur e pa se unë ndryshova, pse nuk më tha gjë mua, por diskutonte me të tjerët, pse s’më tha që në fillim, por kujtohej pas tri ditësh”. Shpendi i thotë Oltës së ai e ka konsumuar një bisedë të tillë edhe me Xhimin dhe shprehet “i kam thënë edhe atij, duhet me pas shumë kujdes se disa gjëra s’mund të tejkalohen”. Olta thotë se Xhimi u ndikua vazhdimisht nga Joana dhe Anaidi të cilët filluan që t’i thoshin se banorët me të cilët rrinte e kishin nominuar. Olta e lidh sjelljen e Xhimit edhe me një debat që ai pati me Ilirin dhe faktin se Olta rrinte me Ilirin. “Unë i pata thënë se nuk ndikohem nga ato që mund të kesh ti me një person, po ai vazhdimisht më pyeste se çfarë kisha unë me Ilirin” vazhdon më tej Olta dhe përsërit disa nga ngacmimet e Xhimit për Ilirin. Olta i thotë Shpendit se në nerva e sipër Xhimi e ka shtyrë me dhunë atë dhe Eldorën dhe kjo gjë e ka bërë të ndjehet edhe më e ofenduar prej Xhimit. Shpendi mundohet ta justifikojë duke i thënë se momentet e nervozizmit duhen toleruar. Teksa Olta flet për Xhimin aty vjen Elona e cila ulet pranë tyre dhe pas saj edhe Xhimi. Olta përfshin Elonën në bisedë, për të bërë që Xhimi të mos e kuptonte se po flisnin për të. më pas Xhimi largohet dhe Olta vazhdon bisedën me Shpendin, ndërsa Elona nuk ndërhyn në bisedën e tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment