Olta:- “Xhimi ka ligësi brenda vetes, ka agresivitet”


Biseda mes Oltës dhe Shpendit vazhdon për një kohë të gjatë. Shpendi i thotë Oltës se ai në vetvete nuk po arrin që të kuptojë plotësisht situatën mes Xhimit dhe Oltës, pasi ai e ka konsumuar një bisedë me të dy për këtë çështje, nuk arrin të ndajë se cila është në të vërtetë arsyeja dhe si arritën gjërat deri këtu mes tyre. Olta nga ana tjetër vazhdon të thotë se është shumë e zhgënjyer nga Xhimi he përmend raste njëri pas tjetrit kur është ndjerë keq apo e befasuar nga reagimet e Xhimit. Shpendi thotë se e respekton Xhimin njësoj si në fillim, por ka vënë re se disa gjëra po ndryshojnë tek ai. Olta për këtë i thotë se Xhimi është i ndikuar nga banorë të tjerë dhe se do që gjithmonë të jetë në vëmendjen e tyre. Ndër të tjera Olta thotë se është befasuar nga sjellja e Xhimit në debatin me Elonën ku Xhimi iu afrua Elonës në një mënyrë shumë agresive. “Atë e ka dobësi, e ka bërë edhe me Ninon atë veprim, nuk e di pse e ka atë” thotë Shpendi. “Po ta vësh re ai ka një ligësi, një pamje që duket shumë agresiv” thotë Olta dhe më pas shton “në momentin që iu çun ë atë mënyrë Elonës, që nga ai moment unë nuk dua që ta njoh më”. “Reagimet i ka të këqija” thotë Shpendi për Xhimin duke kujtuar reagimin e tij ndaj Elonës. Olta thotë se ka arritur në përfundimin se tashmë kurrë nuk do të kishte të njëtën marrëdhënie me Xhimin si në fillim. Shpendi e pyet nëse ajo i ka dhënë ndonjë shkak që ai të mendoj se Olta po e bënte xheloz me Ilirin, por Olta i thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe nëse Xhimi e ka menduar është diçka e gabuar. Më pas Olta shkon në kuzhinë për të ndihmuar Ilirin në gatim, ndërsa Shpendi del në oborr.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment