Olta me Xhimin “sqarohen”


Dy banorët kanë vajtur në bibliotekë për të biseduar. Më tepër se bisedë ky takim i të dyve në bibliotekë, larg syve dhe veshëve të banorëve të tjerë, duket si sqarim. Në fakt, është vënë re një ftohje e marrëdhënieve mes Oltës dhe Xhimit, e shoqëruar edhe me ngacmime dhe ironia. Për këtë gjë e pyet Xhimi Oltën. Duke i rënë fillimisht larg e larg, ai del në temë dhe e pyet se përse është kjo sjellje e saj ndaj tij. Olta i shpjegon një rast ku Xhimi, sipas Oltës me dashje e ka shtyrë atë nga mbrapa. Ajo është ndjerë shumë e ofenduar dhe e prekur nga ky gjest i tij. Madje ajo i thotë se po të kishte ndodhur jashtë një gje e tillë ajo nuk di ti kishte folur më. Veç kësaj asaj i ka ngelur hatri edhe me një sërë kunjash dhe sjelljesh të Xhimit. Por Xhimi fillimisht bën sikur nuk i kujtohet një episod i tillë, që e ka shtyre Oltën. Ai mundohet ta kujtojë por nuk ja arrin. Por sërish i kthehet temës, ku ajo mund të kishte ardhur dhe ta kishin sqaruar më parë këto biseda. Sipas tij këto janë arsye të vogla dhe se ajo me këtë qëndrim gjysmë arroganti nuk zgjidh gjë, por me sa duket, sipas Xhimit i ka bërë keq Anglia. Dy banorët vazhdojnë bisedën duke i thënë njëri-tjetrit se do ishte më mirë të kërkojë falje, ndërsa tjetri, unë kam dashur të flisja por ti nuk ke pranuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment