Olta ka dyshime për një marrëdhënie mes Anaidit e Elenës


Olta e Iliri vendosin të flenë bashkë, ndërsa Iliri i thotë se ia ka thënë Joanës gjithçka që mendon për të. Olta i thotë se ka dyshime për një marrëdhënie të afërt mes Anaidit e Elenës e për këtë e pyet Ilirin. “Deri diku mendoj se e kanë qejf njëri-tjetrin”, i përgjigjet Iliri. Olta i tregon se Shpendit i ka bërë përshtypje afrimiteti i Anaidit dhe Elenës e Olta thotë se që gjatë javëve të para të qëndrimit ka dyshuar për një lidhje mes tyre. “Nuk e besoj”, shprehet Iliri. “Nuk mund të them se çfarë është, por është diçka”, shprehet Olta. Ndërsa Iliri mendon se dy sekrete kanë lidhje me njëri-tjetrin. Elona e Edberi thonë me njëri-tjetrin përmendësh historinë që e kanë krijuar si pjesë të Provës Javore e më pas edhe Iliri e Olta, duke e përsëritur disa herë. Të gjithë banorët në dhomën tjetër të gjumit janë duke fjetur. Pas pak minutash vendosin të flenë gjumë edhe banorët në dhomën e katit të parë, pasi kanë përsëritur historinë që e kanë krijuar para dy ditësh e që në një moment Vëllai i madh do t’ua kërkojë që ta thonë përmendësh.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment