Olta i kërkon falje Marselinit


Elona Olta dhe Marselini janë ulur në dhomën e ndenjes. Ato Kërkojnë të dijnë se përse situata me Marselinin ka vajtur deri aty sa të gjithë të mendojnë se është i padëshirueshmi dhe i janë vënë kundra. Marselini beson se banorët e tjerë e konsiderojnë lojtar të fortë prandaj i janë vënë kundra, sepse nuk janë në gjëndje ta luftojnë një e nga një dhe janë bërë të gjithë bashkë. Sipas tij është më mirë që njerëzit të nxjerrin fytyrën e tyre të vërtetë, ndërsa ai do shoqërohet me ato persona që e kuptojnë. Ai shton se po të bënte edhe ai lojën e tyre, tani do ishte duke i puthur dhe përqafuar të gjithë. Por Olta ka dyshimet e veta se mos kjo është një strategji e Marselinit, por ai e siguron për të kundërtën. Megjithatë Olta thotë se duke u komentuar për të mirë, ose për të keq në një farë mënyre të japin rëndësi. Elona e pyet Marselinin për marrëdhënien e tij me Joanën, kur ata ishin miq bashkë. Ai ja shpjegon se afrimiteti i tij me Joanën në atë kohë ka ardhur kur ajo ishte ndarë me Anaidin. Ai gjeti momentin që të hynte në bisedë më të. Në raport me Joanën ai thotë se ka qënë një dëgjues i mirë dhe ka marrë atë informacion që dëshironte. Por Marselini e dinte që ajo do bashkohej me Anaidin ose që bënin gjoja sikur nuk flisnin. Marselini thotë për Joanën se është shumë hipokrite. Marselini tregon se në momentin që ajo donte të afrohej me Jonildën, pas fjalës që i kishte thënë “kokrra e ....” e kishte gjykuar rëndë, por Joana i kishte thënë që kjo është pjesë e strategjisë së saj. Madje edhe kur Jonilda e kishte pyetur për fjalën, ajo ja kishte mohuar. Ky ishte momenti që Marselini ishte bindur në hipokrizinë e Joanës dhe kishte vendosur të mos bëhej pjesë e kësaj hipokrizie. Marselini është i mendimit se një person i zgjuar nuk ka nevojë të ndërrojë strategji herë pas here. Por Olta thotë se çdo njeri mund të ndryshojë pas 6 javësh brenda. Megjithatë ajo i kërkon falje Marselinit për mos ndërhyrjen e saj gjatë debatit që ai pati kundra të gjithë banorëve të tjerë. Ajo e gjykon faktin që të gjithë banorët ju sulën për ta ulur dhe bërë të ndihej keq. Sipas saj është një gjest shumë i ulët, pavarësisht se sa i keq mund të ishte ai, ose çfarë mund të kishte bërë. Ajo i kërkon ndjesë që atë ditë ajo thjesht ndenji spektatore dhe nuk ndërhyri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment