Olta gjykon sulmin e banorëve ndaj Marselinit; Iliri: “E ka merituar, mirë t’i bëhet”


Pasi darkojnë të gjithë së bashku në kuzhinë, banorët shkojnë në magazinë, ku shikojnë që Vëllai i Madh u ka sjellë atyre biskota. Kjo gjë i gëzon pafund, sidomos vajzat, të cilat nuk kanë pasur mundësi për të porositur, për shkak të buxhetit të reduktuar. Vigani dhe Iliri bisedojnë me njëri-tjetrin rreth diskutimit të bërë më parë, ku Iliri thotë se qëllimi i tij ka qenë që të hapej edhe tema mbi komunizmin, por diskutimi mori një tjetër rrjedhë. Pas pak aty shkon edhe Olta e kështu fillojnë të diskutojnë mbi sulmin që i është bërë Marselinit nga banorët gjatë ditës së sotme, duke dhënë secili mendimin e vet mbi situatën. Olta mendon se ishte e ulët nga të gjithë mënyra se si u sollën me Marselinin. Ndërsa Iliri pranon se mund të ketë qenë disi e ulët, pasi filluan që ta sulmojnë të gjithë, por nuk ishte e gabuar. Ai shprehet se kishte kohë që priste të ndodhte kjo gjë e t’ia kthente me këtë monedhë Marselinit. Të njëjtin mendim me Oltën ka edhe Vigani, por e shikon nga një prizëm tjetër situatën. Vigani mendon se vetëm për faktin që kanë diskutuar aq shumë për të dhe e kanë sulmuar të gjithë, i kanë rritur vlerat Marselinit, pasi ai është dukur i viktimizuar nga publiku. “Kështu i thashë edhe unë Marselinit, që banorët e kanë vlerësuar”, shprehet Olta. Ajo shton, duke dhënë mendimin e saj se nëse gjykon një njeri, thjesht duhet të krijosh një raport të largët me të, por jo të sulmohet në atë formë. Iliri nuk është dakord me Oltën e për më tepër shton se as reagimi i Marselinit ndaj situatës nuk ishte ai i duhuri. “Nëse do të kërkonte falje për veprime të ndyra të tijat, do t’i jepja dorën, por ai vazhdonte t’i mbronte ende gabimet e tij”, shprehet Iliri. Olta thotë se e gjykon deri diku Marselinin për veprimet e tij, por nuk është për t’u vlerësuar sulmi i të gjithë banorëve të bërë bashkë. “Ne në fund të fundit bëmë gallatë, e mirë t’i bëhet atij”, shprehet Iliri, ndërsa Olta nuk është dakord. “Nëse një person bën një gabim, ti nuk mund të bësh një gabim të dyfishtë, duke e ulur atë”, shprehet Olta, duke shtuar: “T’i thuash një njeriu: Je depresiv, nuk është gjë e bukur”. Olta thotë se kjo gjë nuk e bën aspak të ndihet mirë, pavarësisht sjelljes së tij. Ndërsa Iliri i thotë se ai ka arritur të prishë integritetin në shtëpi dhe për këtë arsye, e ka merituar atë sjellje të banorëve ndaj tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment