Olta e Iliri komentojnë reagimin e banorëve; Anaidi hamendëson mbi një sekret

Olta dhe Iliri fillojnë të flasin lidhur me diskutimin që organizoi Iliri gjatë natës së mbrëmshme, ku morën pjesë të gjithë. Olta përmend vlerësimin që Iliri bëri për të gjithë banorët, duke i vendosur nga një notë, për të cilin Olta shprehet se për të nuk kishte aspak rëndësi. “Unë për t’u zënë të gjithë e bëra atë vlerësim”, shprehet Iliri. Të dy fillojnë të diskutojnë për detaje gjatë diskutimit dhe reagime të secilit prej banorëve. Iliri komenton reagimin e Anaidit, i cili ka menduar se Iliri nuk ishte një moderator i mirë. “Aty s’ka rregulla strikte”, thotë Olta. E kështu, të dy komentojnë mbi diskutimin dhe kritikat e banorëve ndaj Ilirit pas tij. Ndërsa në kuzhinë banorët janë duke diskutuar rreth indikacioneve që janë futur më parë dhe konkretisht për sekretin e Elonës, të cilin tashmë e ka zbuluar Anaidi. Pak më vonë, Joana e merr mënjanë Anaidin dhe i thotë atij me zë të ulët se mendon që sekreti që ka të bëjë me gjakun, mund të ketë lidhje me sëmundjen e leucemisë kronikë. Anaidi nuk është i sigurt për emrin e sëmundjes, por mendon se personi që e mbar është Eldora. Ndërsa grupi i përbërë nga Xhimi, Vigani dhe Edberi, vazhdojnë të merren ende me plotësimin e puzzle-it, Elodora dhe Olta shkojnë në dhomën e gjumit e fillojnë të flasin për shkollat e tyre, ndërkohë që Eldora është duke i bërë masazh Oltës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment