Olta: “Duke iu kundërvënë Marselinit të gjithë, gabuam më shumë se ai”


Olta dhe Eldora ndodhen të dyja në dush dhe bisedojnë me njëra-tjetrën. Ato flasin për sjelljen e banorëve të tjerë në situata të ndryshme duke përfshirë edhe debatet e fundit në shtëpi. Dy vajzat ndër të tjera flasin për Marselinin dhe debatin që patën banorët me të dje ku të gjithë iu kundërvunë. Olta thotë se ngandonjëherë banorët brenda shtëpisë e teprojnë. Eldora i thotë se kjo vjen nga shumë arsye e mbi të gjitha nga fakti i të qenit të izoluar nga realiteti jashtë. Olta vazhdon më tej argumentimin e saj duke thënë se banorët e kanë tepruar shumë me Marselinin . “Ndjehem keq që nuk reagova sepse ne iu kundërvumë të gjithë” thotë Olta dhe më pas shton “mu duk sikur ishim në shkollë dhe kë përpara një fëmijë dhe i kundërvihen të gjithë”. Më pas Olta thotë se ajo nuk ndikohen nga ato që thonë banorët, ndërsa Eldora i thotë Oltës se ajo gjithmonë ka kërkuar që kur debatojnë dy persona të tjerët nuk duhet të përfshihen, por duhet të gjejnë momentin e përshtatshëm për sqarime e debate. “Sado keq të ketë bërë Marselini, ajo që bëmë ne dje kundër tij, ishte dy mijë herë më e keqe” thotë më tej Olta dhe Eldora përkrah mendimin e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment