Nis prova javore


Banorët kanë përfunduar kohën që u është vënë në dispozicion për tu ushtruar për provën. Tani ata do të nisin provën dhe do të luftojnë për buxhetin e shtëpisë. Bie gongu dhe i pari që nis është Anaidi. Emocionet janë të larta sepse secili ka në dorë, me zotësinë e tij të fitojë ose të humbi 105 nga buxheti i përgjithshëm i shtëpisë. Anaidi arrin të bëjë vetëm 1 kosh. Pas tij vjen Edberi i cili arri të bëjë 1 kosh. Eldeora. Edhe ajo arrin të bëjë 1 kosh. Pas saj provon Elena, por nuk ja del mbanë me asnjë top. Është rradha e Elonës dhe pas saj Ilirit dhe Joanës. Por të tre banorët nuk arrijnë të bëjnë dot asnjë kosh. Të zhgënjyer dhe të mërzitur njëkohësisht ja lenë rradhën Oltës. Ajo arrin të bëjë 2 kosha. Optimizmi mes banorëve rritet. Gjithashtu edhe Shpendi arrin të bëjë 1 kosh. Pas tij vjen Vigani por nuk ja del mbanë, me asnjë kosh. Banori i fundit për provën është Xhimi. Megjithëse Xhimi arrin të bëjë 1 kosh, në total banorët kanë arritur të mbledhin 7 kosha nga 11 që ishte minimumi. Banorët janë të mërzitur sepse prova javore deklarohet nga Big Brother si e humbur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment