Nis “plazhi” në Big Brother;- Banorët lahen në pishinë


Banorët kanë dalë të gjithë në oborr për të shijuar një tjetër ditë të ngrohtë pranvere. Ata janë ankuar shpesh për shiun dhe tashmë mundohen që ta shijojnë diellin sa më shumë. Të shpërndarë nëpër oborr banorët marrin rreze dhe shkëmbejnë biseda të shkurtra mes tyre. Uji i pishinës është ai që i tundon më shumë banorët që duket se tashmë kanë filluar me plazhin. Pothuajse të gjithë hyjnë në pishinë dhe pasi notojnë për disa minuta shtrihen në diell për të marrë rreze. Ka edhe nga ata që mundohen të bëjnë hedhje të ndryshme në pishinë. Kështu Anaidi dhe Vigani përdorin karrigen si trampolinë, ndërsa Shpendi merr vrull dhe hidhet pa pasur nevojë për trampolinë. Kështu banorët argëtohen në ujin e pishinës dhe duke marrë rreze, por kjo bën që në përgjithësi ata të jenë të heshtur dhe pasivë. Në shtëpi është një atmosferë e qetë, ku banorët pushojnë në diell dhe freskohen herë pas herë në pishinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment