Ngacmime midis Ilirit dhe Oltës


Tashmë të gjithë banorët janë zgjuar dhe janë shpërndarë nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë duke u marrë me punët e tyre personale. Iliri dhe Olta kanë radhën që të merren me pastrimin e kuzhinës dhe gjatë kësaj kohe ata bisedojnë e bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Iliri ankohet se banorët nuk e mbajnë pastër kuzhinën, sidomos kur gatuajnë dhe i kërkon Oltës që të pastrojë, ndërkohë që vetë është duke larë enët. Gjatë kohës që merren me punët në kuzhinë, Iliri ngacmon me shaka Oltën duke vënë në zbatim planin e tyre që të sillen sikur e pëlqejnë njëri-tjetrin, për të bërë që banorët të flasin për ta. Anaidi dje ngacmoi Oltën duke i thënë se ai ka përshtypjen se ajo ndjen për Ilirin dhe Olta bashkë me Ilirin vendosën që të luajnë me këtë pjesë duke vënë në lojë banorët e tjerë. Kështu teksa ngacmohen, në kuzhinë hyjnë e dalin banorë të tjerë dhe në një moment Iliri i thotë Eldorës “si mendon ti Eldora, a digjet Olta për mua?” dhe Eldora më një qeshje tallëse ia kthen “shkrihet fare”. Më pas Iliri i thotë Eldorës se ka biseduar me Oltën për disa gjëra të cilat Oltës i kanë pëlqyer tek ai. Ndërkohë edhe Olta ngacmon Ilirin duke i thënë “është shumë çlodhëse duke të parë ty që punon”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment